“Te nderuar Klient! Ju ftojmë për të na vizituar në Lokacionin e ri ne Parkun e bisnesit ne Drenas. Ne do të jemi të pranishëm aty prej datës 01.06.2017. Ju faleminderit shume per interesimin dhe mbeshtetjen tuaj!”

MIRËSEVINI NË “HAZROLLI HOLDING”

Kompania HAZROLLI HOLDING sh.p.k. e ka filluar aktivitetin e saj në vitin 2000 në qytetin e Malishevës. Fillimisht ka kryer punime me volume te vogla pune, duke u vleresuar për cilesinë e punimeve të saj, shpejt do të behëj e suksesshme në këtë treg, duke e treguar këtë me rritjen e volumit të punimeve dhe duke zgjeruar gamën e produkteve dhe sherbimeve.

Pas vitit 2003 shoqëria e ka zgjeruar aktivitetin e saj shitjen e materialeve të ndërtimit dhe infrastrukturës, duke realizuar falë një administrimi efikas, arritje të rëndësishme.

Brenda pak vitesh, kompania ka hedhur hapa të mëdhenj.

Hazrolli Holding shpk  është përfaqësuese e Firmave me te fuqishme, efikase në industrinë e automobilave dhe gomave për disa vite. Për më shumë se 10 vjet emri jonë ka qenë sinonim për cilësi dhe kompetencë në pajisje Testuese te Autoveturave, Garazhe; sigurisht një arsye thelbësore pse pajisjet tona janë miratuar dhe rekomanduar nga shumë klient tane.

Gjithmonë pioniere e prurjeve te teknologjive të reja, ky është qëllimi ynë, që Paisjet tona të përmbushin kërkesat e fundit të konsumatorëve, duke kombinuar karakteristikat i lehtë në përdorim me teknologjitë më të fundit në treg.

Rezultati është një shumëllojshmëri e madhe e risive të cilat ju lejojnë për të bërë një punë të shkëlqyer në linjën tuaj të biznesit çdo ditë. Sepse ne gjykojmë veten per suksesin e biznesit tuaj.

KOMPANIA JONË NDAHET NË 4 SEKTORË :

Sektori Bau Market 
Sektori Enterier
Sektori Automotive Paisje
Sektori Kontrollim Teknikë